Janë publikuar formacionet e ndeshjes Shqipëri- Islandë dhe janë 6 ndryshime në krahasim me ndeshjen ndaj Francës. Siç Eduardo Reja paralajmëroi, Shqipëria reshtohet në një formacion tipik italian 3-5-2, dhe Mavraj ulet në stol për t'ia lënë shiritin e kapitenit Elseid Hysaj.
Në portë Reja i beson Thomas Strakoshës, ndërsa ajo çfarë bie në sy është mbrojtja. Berat Gjimshiti, Ismajli dhe Dërmaku i cili zëvendëson Mavrajn do të kenë çelësat e mbrojtjes përballë Islandës. Nga krahët do të luajnë Elseid Hysaj në të djathtë dhe në të majtë një lojtar me mjaft eksperiencë si Ermir Lenjani.
Mesfusha është tepër cilësore pasi në këtë ndeshje shkatërrues do të luajë Klaus Gjasula, i cili la mbresa nga ndeshja me Francën, edhe pse u aktivizua gjatë pjesës së fundit. Ndërsa Memushaj dhe Bare do të jenë ata të cilët do të duhet të organizojnë lojën.
Sulmi ndryshe nga ndeshja me Francën ku luajti vetëm Bekim Balaj, tani do të tentohet gjithçka, me Rey Manajn dhe Sokol Cikalleshin. Reja i ka besuar dy sulmuesave tipikë qendrorë për ndeshjen e cila do të vendosë fatet. Shqipërisë pa dyshim i duhet fitore.
Lajmi kryesor: