Publikohen foto të qarta të 
dhunuesit të gazetarit Fundo
Arkivë/Të gjitha lajmet për Fundon

10 Prill 2017, 13:37| Përditesimi:

  • Share
Më shumë se një muaj pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo, CityNews ka publikuar pamje më të qarta të agresorit që e goditi.
 
Ngjarja ndodhi më 8 mars, rreth orës 10:30 të paradites te zona e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet.
 
Autori që duket më qartë nga fotografitë e publikuara sot, shoqërohej dhe nga një person tjetër në momentin kur dhunuan gazetarin dhe u larguan nga vendngjarja. 
 
Pas publikimit të këtyre fotografive që u bashkëngjiten atyre të mëparshmeve kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e agresorit.
  
Policia ka vënë në dispozicion numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134, si dhe shumën prej 5 milionë lekësh për çdo informacion.
 
Nga ana tjetër, CityNews ka ofruar edhe 5 milionë lekë të tjera për identifikimin e autorit.

elvi fundo

	elvi fundo

elvi fundo

elvi fundo

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?