Edoardo Mapelli Mozzi dhe princesha Beatrice

Publikohen fotot nga dasma e princeshë Beatrices me biznesmenin, cili ishte detaji që surprizoi të ftuarit (FOTO)

19 Korrik 2020, 18:21| Përditesimi: 19 Korrik 2020, 18:27

  • Share

Oborri mbretëror ka publikuar fotografitë nga dasma private e Princeshës Beatrice në Mbretërinë e Bashkuar, e cila u martua me biznesmenin Edoardo Mapelli Mozzi ditën e premte në një ceremoni në Kalanë Windsor ku mori pjesë Mbretëresha Elizabeth II.  Princesha Beatrice vuri të njëjtën kurorë që mbretëresha Elisabeth kishte veshur 73 vidte më parë në dasmën e saj me princin Filip në vitin 1947.

Beatrice, e cila është e nënta në radhë në fronin britanik dhe  mbesë e Mbretëreshës dhe Princit Filip, Duka i Edinburgh, u shoqërua nga babai i saj, Princi Andrew.

Fotografitë e publikuara nga Buckingham Palace të Shtunën tregojnë se princesha qëndron në distancë nga gjyshja e saj, Mbretëresha Elizabeth dhe gjyshi, Princi Philip. Beatrice dhe Mapelli Mozzi janë fejuar që nga shtatori i kaluar por pandemia e koronavirusit  solli shtyrjen e datës së dasmës e cila ishte planifikuar më 29 maj.

"Çifti vendosi të zhvillojë një ceremoni të vogël private me prindërit dhe motrat e tyre pas shtyrjes së dasmës së tyre në maj. Dasma  ishte në përputhje me rrethanat unike të COVID-19, ndërsa i mundësonte ata të festojnë dasmën e tyre me familjen e tyre më të afërt", tha një nga përfaqësuesit e pallatit.

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?