Këngëtarja e njohur Celine Dion ka publikuar një video ku shihet e përlotur, e rraskapitur dhe e paaftë për të kontrolluar trupin e saj, si pasojë e sëmundjes.
56 vjeçarja u diagnostikua me Sindromën e Njeriut të Ngurtë (SPS) para dy vitesh. Një çrregullim i rrallë neurologjik autoimun që shkakton ngurtësim të muskujve dhe spazma të pakontrollueshme.
“Sa herë që ndodh diçka e tillë, të bën të ndihesh shumë i turpëruar dhe kështu, nuk di si ta shpreh. Megjithatë, unë ende e shoh veten duke kërcyer dhe kënduar. Unë e kam gjithmonë planin B dhe planin C, e dini. Kjo jam unë. Nëse nuk mund të vrapoj, do të eci. Nëse nuk mund të eci, do të zvarritem. Por unë nuk do të ndalem. Unë nuk do të ndalem”, është shprehur Celine .
Këto pamje do të jenë pjesë e dokumentarit “I Am: Céline Dion”.