Bota

Publikohet dokumenti i parë sekret nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA

12 Shtator 2021, 16:55| Përditesimi: 12 Shtator 2021, 17:28

  • Share

SHBA- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është deklasifikuar dokumenti i parë nga sulmet e 11 shtatorit, që zbulon detaje lidhur me hetimet e FBI-së për kontaktet që rrëmbyesit në avion kishin me bashkëpunëtorët e tyre sauditë në SHBA para aktit terrorist.

15 nga 19 rrëmbyesit ishin shtetas sauditë dhe të afërmit e viktimave kanë hedhur akuza se zyrtarët sauditë kishin njohuri paraprake për sulmet, por nuk u përpoqën që t’i ndalonin ato. Megjithatë, dokumenti prej 16 faqesh nuk jep dëshmi konkrete, ndërsa flet për punën e FBI-së, e cila në 2016 po hetonte një shtetas saudit pas pretendimeve se u kishte ofruar mbështetje logjistike dy prej rrëmbyesve.

Informacionet në këtë dosje janë të redaktuara dhe bazohen në intervistat me një person, identiteti i të cili është sekret dhe përshkruhen kontaktet midis një numri shtetasish sauditë dhe dy prej rrëmbyesve, Naëaf al-Hazmi dhe Khalid al-Midhar.

Rrëmbyesit u paraqitën si studentë për të hyrë në SHBA në vitin 2000. Memoja e FBI-së thotë se ata më pas morën mbështetje logjistike të konsiderueshme nga shtetasi saudit Omar al-Bayoumi, për të cilin dëshmitarët thanë se ishte një vizitor i shpeshtë në Konsullatën Saudite në Los Angeles, edhe pse ishte thjesht një student.

“Ndihma e këtij të fundit për 2 rrëmbyesit, - thotë FBI - përfshinte përkthimin, udhëtimin, strehimin dhe financimin dhe ngrihen pikëpyetje edhe për faktin se ai u largua nga SHBA pak javë para sulmit”. Nisur nga kjo, familjarët kanë bindje së ka një përfshirje të ish -zyrtarëve të lartë sauditë, duke ngritur edhe padi.

Dokumenti i parë i deklasifikuar nga sulmet e 11 shtatorit

 

Ky është dokumenti i parë i deklasifikuar nga ai akt terrorist që vjen në 20 vjetorin e sulmit ku humbën jetën  3,000 njerëz, e ndërsa pritet që të deklasifikohen edhe dokumente të tjera, pas urdhrit të presidentit Joe Biden. Më herët, Administratat e George Ë Bush, Barack Obama dhe Donald Trump refuzuan të publikojnë këto dokumente, me argumentin se do të cenonin sigurinë kombëtare.

Presidenti Amerikan, Joe Biden në ceremoninë e përkujtimit të viktimave të 11 shtatorit

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?