Publikohet ekspertimi ekonomik i SPAK për inceneratorin Elbasanit: Paratë që u janë kaluar shoqërive të tjera janë arkëtuar sërish nga Albtek

8 Dhjetor 2022, 09:52| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 14:43

  • Share

Kompanitë nënkontraktore të shoqërisë koncensionare të inceneratorit të Elbasanit, Albtek, i kanë kthyer sërish paratë tek Klodian Zoto, ndërsa një pjesë tjetër e faturave të lëshuara nuk janë likujduar fare nga Albtek. Ky është konkluzioni i ekspertit ekonomik të SPAK, Ismail Lleshi. Ekspertiza e siguruar nga Report Tv arrin në përfundimin se paratë e xhiruara ndërmjet llogarive janë shpenzuar si investim te inceneratori, duke mos provuar dot akuzat për abuzim dhe devijim të parave publike. Eksperiza arrin në konluzionin tjetër se gati gjysma e faturave të lëshuara nga kompanitë nënkontraktore nuk janë ekzekutuar nga Albtek, pra nuk kemi lëvizje parash. 

Ekpertiza financiare e Ismail Lleshit përputhet me konkluzionet e aktit të vlerësimit të ekspertes tjetër të SPAK, Luiza Bala, e cila arrin në konkluzionin se inceneratori i Elbasanit është ndërtuar në përputhje më kontratën dhe se nuk ka punime fiktive. Madje sipas aktit të vlerësimit inceneratori ka kushtuar 22 mijë euro më shumë se sa është paguar nga buxheti i shtetit.

Dy raportet, pjesë e hetimit të SPAK, konfirmojnë se kemi të bëjmë me një skemë avazioni fiskal, një veprimtari kjo e hetuar dhe ndëshkuar nga gjykata e Durrësit që në vitet 2018-2020.

Por, nga ana tjetër, kthimi i parave të Albtek hedh poshtë pretendimet për korrupsion, pastrim parash dhe ndarje të parave publike. 

Ndërkaq. SPAK ka sekuestruar të dhëna nga tre kompjuterat dhe telefoni i sekuestruar i Klodian Zotos për dosjen e hetimit të inceneratorit të Elbasanit. Nga materialet e sigugura nuk është gjetur asnjë e dhënë që të provojë akuzën e korrupsionit ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Provat e gjetura janë në një linjë me dy ekpertizat, duke konfirmuar vetëm evazionin fiskal.

Raporti i Ismail Lleshit rrëzon akuzat e opozitës 

Sipas kallëzimit të LSI-së, kthyer më pas në akuzë nga SPAK, kompania ‘Bellar Inert’ është e lidhur me Lefter Kokën dhe se ka përfituar para nga shoqëria koncensionare Albtek e inceneratorit të Elbasanit, duke kryer punime fiktive.

Nga hetimi i vetë SPAK-ut rezulton se kompania e inceneratorit Albtek ka kaluar në llogaritë e ‘Bellar Inert’ përmes një banke të nivelit të dytë, shumën 2 500 000 lekë. Më pas kompania ‘Bellar Inert’ ka kthyer në arkën e kompanisë Albtek shumën 2 400 000 lekë, pra 10 000 lekë më pak. Në të njëjtën formë kanë vepruar edhe kompanitë Shijaku, Xhevi etj., të cilat kanë tërhequr cash nga banka paratë që u ka dhënë Albtek, duke ia kthyer Albtek.

I njëjti gjyqtar që ka firmosur arrestimin e ish ministrit Lefter Koka, ka dënuar më parë administratorët dhe pronarët e disa kompanive të përfshirë në evazion fiskal, duke argumentuar në vendim se paratë merreshin nga Albtek dhe i ktheheshin cash kompanisë, duke përfituar nga TVSH-ja. Tashmë gjyqtari mendon se paratë kanë shkuar për Lefter Kokën.

Ardi Xhaferi është pronar i kompanisë ‘TGV&T’, e cila ka marrë rreth 600 mijë USD nga kompania Albtek e inceneratorit të Elbasanit. Ardi Xhaferi pretendohet se është i lidhur me Lefter Kokën.

Ardi Xhaferi është dënuar me 6 vite burg me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Ardi Xhaferi ka marrë paratë dhe i ka kthyer sërish, në funksion të skemës së përfitimit me TVSH-në. Sot, ky evazion fiskal i dënuar një herë, i faturohet Lefter Kokës si korrupsion dhe pastrim parash. Edhe Regan Merdani, pronar i “SG LOGISTIC”, i cili akuzohet si i kontrolluar nga Lefter Koka, është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Dashamir dhe Vjollca Ymeraj, pronarë të kompanive fiktive në Laç, të denoncuar nga Monika Kryemadhi në korriku të këtij viti për përfitim të parave nga kompania e inceneratorëve, janë hetuar që në vitin 2019 dhe dënuar në vitin 2020. Dashamir Ymeraj është dënuar madje me 6.8 vite burg.

Janë të paktën 200 kompani të përfshira në një skemë të tillë evazioni fiskal për të përfituar 20 % e TVSH-së. Report Tv do të sjellë në vijim edhe vendimet e gjykatave për dënimin me burg për pronarëve të kompanive të përfshirë në skemën e mashtrimit me TVSH-në.

Konkluzionet e ekpertizës financiare të ekspertit të SPAK, Ismail Lleshi, për inceneratorin e Elbasanit

 

Konkluzionet e ekpertizës financiare të ekspertit të SPAK, Ismail Lleshi, për inceneratorin e Elbasanit

 

Konkluzionet e ekpertizës financiare të ekspertit të SPAK, Ismail Lleshi, për inceneratorin e Elbasanit

 

(Kliko këtu për të parë konkluzionet e ekpertizës financiare të ekspertit të SPAK, Ismail Lleshi, për inceneratorin e Elbasanit)

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bajza: 08/12/2022 11:13

    kush tha qe dogjoi krisma? e shikoni pra qe krisma nuk ka patur! dmth tullumbaci i inceneratoreve dhe akuzat ndaj Lefter Koka, Alqi Bllako, Klodianet, Gugallet etj do te bien, te arrestuarit do te dalin dhe banda e inceneratoreve do te kthehen nga azili triumfator, madje do te kerkojne dhe demshperblime per vuajtjet psikike. pra ne fund populli pervec se u vodh do te paguaje dhe demet psikologjike qe i shkaktoi bandes. vaj me det do te thoshte Edi Rama po te ishte ne opozite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?