Ministria e Brendshme ka publikuar mëngjesin e sotëm ekstraktin e pestë të listave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, Ministria e Brendshme shkruan se zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësitë administrative duhet të printojnë ekstraktin e përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.
"Ky ekstrakt, si edhe katër të parët, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë. Nga data 3 shkurt 2021, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listës së pestë të zgjedhësve", thuhet në njoftim, teksa apelohet që çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania
Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 Tetor 2020, ekstrakti i dytë në 2 Nëntor 2020, ekstrakti i tretë në 1 dhjetor 2020, ekstrakti i katërt në 4 Janar 2021.