Vladimir Putin, Donald Trump dhe dokumenti i publikuar

Bota

Publikohet fotoja, çfarë përmbante dokumenti i klasifikuar që u harrua në hotelin në Alaskë: Ja dhurata e Trump për Putinin

17 Gusht, 13:23| Përditesimi: 17 Gusht, 13:34

  • Share

Dokumentet e klasifikuara të Departamentit amerikan të Shtetit që u harruan në një hotel në Alaskë zbulojnë detaje të papublikuara për samitin e 15 gushtit midis Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Dokumenti prej tetë faqësh u harrua brenda një printeri në një hapësirë të përbashkët në një hotel të Anchorage, ku ishte akomoduar një pjesë e delegacionit amerikan.  Ato u gjetën mëngjesin e samitit mes Trump dhe Putin nga një prej mysafirëve të strukturës, i cili më pas ia dorëzoi faqet radios publike amerikane, NPR. 

Dokumentet e Departamentit të Shtetit përmbanin udhëzime të sakta për oraret dhe vendet e zhvillimit të bisedimeve dypalëshe (përfshirë edhe emrat e sallave të bazës ku u zhvilluan), si dhe zbulonin se Trump kishte ndërmend t’i dhuronte bashkëbiseduesit të tij një statujë tavoline të një "bald eagle", shqiponjës me kokë të bardhë, simbol i Shteteve të Bashkuara. 

Në faqet e tjera ishin edhe numrat e telefonit të tre anëtarëve të stafit të departamentit. Së fundi, edhe menuja e drekës "për shkëlqesinë e tij Vladimir Putin", e cila më pas u anulua: sallatë, fileto dhe peshk. Dhe si ëmbëlsirë, një crème brûlée.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?