Monika, Bojken dhe Lorik Cana

VIP & Spektakël

Publikohet fotoja e parë e vogëlushes së Lorik Canës

23 Janar 2020, 15:20| Përditesimi: 23 Janar 2020, 15:24

  • Share

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, dhe bashkëshortja e tij Monika, pak ditë më parë u bënë prindër për herë të dytë.

Monika solli në jetë një vajzë dhe i vendosën emrin Enkelejda, një emër të cilin Loriku e kishte menduar prej kohësh. 

Pas ardhjes në jetë të vogëlushes, çifti janë kujdesur që  të mos e shfaqin në publik.

Ditën e sotme Monika ka publikuar foton e parë me vajzën, dorën e vogël të së cilës e mban në kraharor.

Kujtojmë që Loriku dhe Monika janë prindër edhe të një djali me emrin Bojken.

Postimi i Monikës

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?