Jeffrey Epstein, Joel Pashcow dhe çeku me firmën e Trump

Bota

Publikohet fotoja e rrallë/ Epstein ‘i shet’ Trump-it një grua për 22,500 dollarë

9 Shtator, 18:52| Përditesimi: 9 Shtator, 18:56

  • Share

Një foto e rrallë e publikuar nga një komitet i Kongresit amerikan ka ngjallur polemika në SHBA, pas dyshimeve se Jeffrey Epstein i ka “shitur” një grua presidentit Donald Trump për 22,500 dollarë.

Fotografia është pjesë e albumit të përvjetorit të 50-të të financierit tashmë të ndjerë, i cili ishte dënuar për trafikim seksual të të miturve.

Në imazh shfaqet Epstein bashkë me Joel Pashcow, një anëtar i hershëm i resortit Mar-a-Lago në pronësi të Trump, si dhe një grua me fytyrë të redaktuar. Ata mbajnë në dorë një “çek risie” ku figuron nënshkrimi “DJ Trump”. Në përshkrimin e dorëshkruar poshtë fotos thuhet:

“Jeffrey tregon talente të hershme me para + gra! Ia shet Donald Trump-it ‘plotësisht të amortizuar’ për 22,500 dollarë. Edhe pse unë e menaxhova marrëveshjen, nuk mora asnjë nga paratë për vajzën!”

Sipas Wall Street Journal, gruaja në fjalë dyshohet të ketë qenë një nga të njohurat e përbashkëta të Trump dhe Epstein gjatë viteve 1990. Presidenti Trump u kontaktua nga gazetarët të martën në mëngjes dhe refuzoi të komentonte mbi foton, duke e cilësuar situatën si “një çështje e vdekur”.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, Trump u zotua se do të publikonte një “listë të plotë të klientëve të Epstein”. Por pasi mori detyrën në janar 2025, Departamenti i Drejtësisë deklaroi se një listë e tillë “nuk ekziston”.

Reagimet kanë qenë të forta nga të dyja partitë në Kongres, me demokratët që kërkojnë hetime të reja dhe republikanët që shfaqen të përçarë në qëndrime.

Trump dhe Epstein njiheshin prej viteve ’80 dhe kishin marrëdhënie shoqërore për dekada, përpara se të grindeshin në vitin 2004. Në deklarata për shtyp, Trump ka thënë se marrëdhënia e tyre përfundoi pasi Epstein “vodhi punonjëse nga spa-ja e Mar-a-Lago”. Një prej tyre ishte Virginia Giuffre, e cila më vonë akuzoi Epstein për abuzim seksual.

Në vitet 2023 dhe 2024, Trump u shpall përgjegjës civil për abuzim seksual ndaj shkrimtares E. Jean Carroll, ndërsa një gjykatë e apelit vendosi që ai nuk mund të përdorë imunitetin presidencial për të shmangur pagesën e 83.3 milionë dollarëve si dëmshpërblim ndaj saj.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?