Luftar Reci

Publikohet fotoja/ Kush është Luftar Reçi i dënuari me 25 vite që i hapi probleme lordëve të krimit! Për t'i shpëtuar burgut, tha se ka qenë te e dashura bullgare

9 Dhjetor 2020, 14:21| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 14:28

  • Share

1607520382_1607520190LUFTARRECI001.jpg

Personi që shihni në foto, quhet Luftar Reçi, njeriu që me dëshminë e tij dhënë në prokurorinë e posaçme SPAK, i ka hapur mjaft probleme emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, që veprojnë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Reçi, një i dënuar me 25 vite burgim nga gjykata e Burrelit, për vrasjen e Maksim alias Aleks Lalës, ka treguar në tre rëfime atë të datës 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020, të gjithë veprimtarinë kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij si dhe të vrasjes së biznesmenit Vajdin Lamaj.

Për ti shpëtuar dënimit me 25 vite burgim Luftar Reçi, pretendoi se ditën e krimit dhe në momentin e krimit ka qënë tek e dashura e tij bullgare në Tiranë dhe jo në fshatin Shkopet, ku ndodhi vrasja e më pas djegia e trupit të Aleks Lalës.

Pas marjes së dënimit në vitin 2008, Luftar Reçi, është endur sa në burgun e sigurisë së Lartë të Burrelit, Peqin dhe në Drenovë të Korçës. Ndërkohë gjatë kësaj periudhë Luftar Reçi, mësohet të ketë përfituar disa herë ulje dënimi me vetëm 45 ditë. Momentalisht Reçi ndodhet në burg dhe tashmë ka fituar dhe statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë, ku gjatë vuajtjes së dënimit përfiton privilegje të tjera.


Lajmi kryesor:

Dëshmia/ I penduari Luftar Reçi: Lul Berisha më kërkoi të vras Klodjan Saliun, në këmbim të hiqte hasmin tim! Porositi bombë me telekomandë për ekzekutimin e Vajdin Lamajt, e mori Shullazi


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?