Pallatet që do të rindërtohen

Publikohet lista e pallateve që do të rindërtohen pasi u dëmtuan nga tërmeti (FOTO)

29 Korrik 2020, 19:24| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 19:30

  • Share

Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Tiranës zhvilloi sot dëgjesën e radhës me inxhinierë për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Njësinë 6 në Kombinat, si dhe Njësinë Zall-Herr, ku nga analiza rezultoi se 8 pallate, kryesisht në Kombinat, kanë pësuar dëme tepër të rënda dhe kostoja e rikonstruksionit të tyre e tejkalon vlerën nëse këto godina do të rindërtoheshin nga e para.  Për këtë arsye, sipas ekspertëve, objektet e mëposhtme duhen prishur për t’u rindërtuar nga e para:

 - Pallati 138 në rrugën “Llambi Bonata”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para, pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 148.4% të vlerës nëse do bëhej i ri.

- Pallati 152 në rrugën “Haki Stermilli”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 126.5 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

- Pallati 158 në rrugën “Llambi Bonata”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 157 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

 - Pallati 161 në rrugën “Sokrat Mosko”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 146.5 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

- Pallati 168/2 në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 86.73 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

- Pallati 140 në rrugën “Haki Stermilli”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 124.2% të vlerës nëse do bëhej i ri.

- Pallati 14 në rrugën “Llambi Bonata” në Kombinat-Tiranë, do të duhet të demolohet  dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 102.5 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

- Pallati nr.6 në DRITAS - Njësia Administrative Zall-Herr, do të duhet të demolohet  dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 138.9 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

Bashkia e Tiranës do të vijojë me seancat dëgjimore publike me ekspertë dhe inxhinierë për çdo vendimmarrje në lidhje me pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjer në rindërtimin e këtyre pallateve, familjet e prekura marrin pagesën e qirasë nga Bashkia e Tiranës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?