Lista me qytetarët që përfitojnë grante pasi iu dëmtuan shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit është publikuar. Këshilli bashkiak i Durrësit pasi zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme online miratoi listën e qytetarëve që do të përfitojnë nga granti i rindërtimit pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit.
Sipas njoftimit, përfitues janë familje me banesa private që kanë një shkallë dëmi të nivelit DS4 dhe DS5. Kujtojmë se Durrësi ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit të kaluar, ku shumë banesa u shpallën të pabanuar dhe shumë qytetarë ngelën në qiell të hapur.
Lista e plotë e qytetarëve e miratuar nga Këshilli bashkiak i Durrësit