Kronikë

Nesër nis vetting-u në polici, por jo nga Ardi Veliu, dalin dy emrat e parë që do të filtrohen (Lista e dytë me 47 emra)

4 Nëntor 2019, 10:10| Përditesimi: 4 Nëntor 2019, 15:18

  • Share

Nis nesër vetingu në policinë e shtetit, por jo me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) do të nisë nesër në orën 12:00  procesin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. I pari që do të dalë para vettingut do të jetë Oltion Shehu, shef i Sektorit të Ankesave, SHÇBA. Trupa e vlerësimit do të përbëhet nga Marjeta Gjelaj, Ela Kerka dhe Ana Kapaj. Ndërkohë që ditën e premte në datë 8 do të dalë para komisionit të vlerësimit kalimtar Adriatik Ago, zv/ drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA. Trupa e vlerësimit do të përbëhet nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko. Pas listës së parë me 45 drejtues të Policisë së Shtetit, është publikuar edhe lista e dytë me emrat që do t’i nënshtrohen procesit të vetting-ut. Në listën e dyta janë 47 emrat e radhës që do të rivlerësohen, ku shumica e tyre janë drejtues të policive në qarqe.

 

Lista e dytë e drejtuesve që do i nënshtrohen vetting-ut

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?