Hajri Pashaj

Dosje

Publikohet për herë të parë foto e Hajri Pashajt, njërit prej katër të pushkatuarve të Revoltës së Spaçit

12 Maj, 16:07| Përditesimi: 12 Maj, 16:12

  • Share

Foto e Hajri Pashajt njërit prej katër të pushkatuarve të Revoltës së Spaçit e gjetur në arkivin e AIDSSh publikohet për herë të parë në spac.al. Ai është identifikuar në një fotografi nga të afërmit e tij.

Hajri Pashaj ishte përfshirë në Revoltën e Spaçit. Emri i tij del në shumë dëshmi të bashkëvuajtësve të tij, por edhe në raportet që komandës së burgut. Ai u përball me ish-zëvendësministrin e brendshëm, Feçor Shehu i cili ishte dërguar me urgjencë për të parë situatën dhe për ta vënë atë në kontroll.

Shkëlqim Abazi, ish i dënuar politik kujton në dëshminë e tij për AIDSSH:

I pari që morën nga ne që ishim ulur, ishte Hajri Pashaj. Para se ta merrnin, zëvendësministri doli mbi ledh edhe tha:

Atë karafilin e fshatit tim ku e kam?

Këtu jam, - iu përgjigj Hajriu.

Kemi punë, ne sot. Ti paske qenë i biri i babait, - i tha zëvendësministri.

Mua mund të më bësh atë që i bëre babait, po unë do të mbetem në historinë shqiptare, kurse ty shokët e tu, do të të shtrydhin si limon dhe do të të zhdukin si qen, - ia ktheu Hajriu.

Kjo fjalë e Hajri Pashait në 23 maj 1973, dhjetë vjet përpara sesa Feçor Shehut, t’i ndodhte pikërisht ashtu, ishte një profeci.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: