Foto Ilustruese

Kosova & Rajoni

Sondazhi/ Serbët e pranojnë: Pa njohur Kosovën, nuk ka BE, është pengesa kryesore

20 Qershor, 21:49| Përditesimi: 20 Qershor, 22:05

  • Share

Serbët e kanë pranuar se pa njohur Kosovën nuk do të ketë anëtarësim në Bashkimin Europian. Kjo është bërë me dije nga një sondazh i ri i publikuar nga organizata joqeveritare, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike, CESID.

Sipas shifrave të sondazhit, 32 për qind e serbëve besojnë se statusi i Kosovës, apo thënë ndryshe mos njohja, është pengesa kryesore e rrugës drejt BE-së. 

“Pikërisht në mesin e qytetarëve që besojnë se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian duhet të ndërpritet, hasim më së shumti nga ata që besojnë se statusi i Kosovës është faktor kyç që ngadalëson të gjithë këtë proces, gjë që ndikon edhe në qëndrimin e tyre ndaj të ardhmes europiane të Serbisë. 

Është e rëndësishme të theksohet se ndër të anketuarit më të rinj, problemi i Kosovës njihet si pengesa më e rëndësishme në rrugën europiane të vendit, gjë që ndikon në masë të madhe qëndrimin e tyre disi më negativ ndaj vetë BE-së”, thotë sondazh i CESID.

Sipas sondazhit të publikuar, qytetarët pranojnë se pengesa të tjera për rrugën e Serbisë drejtë BE-së përfshirjen udhëheqjen e paaftë të brendshme dhe mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ndërkohë, për herë të parë në histori, shumica e qytetarëve janë në favor të anëtarësimit. 48 për qind e serbëve dëshirojnë që Serbia të përshpejtojë rrugën drejt BE-së, ndërsa 44 për qind janë kundër këtij procesi.

Ndjenja pro Unionit është më e fortë tek të rinjtë, por edhe tek grupmosha 45 deri në 60 vjeç, tek ata me diplomë universitare dhe tek banorët e Serbisë Perëndimore. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?