Publikohet traileri i dokumentarit të jetës së princit Harry dhe Megan Markle , video e cila tronditi sërish familjen mbretërore, sipas zërave të brendshëm të mbretërisë. Në një video e cila zgjat një minutë, si formë përmbledhëse e dokumentari që pritet të transmetohet së shpejti, janë publikuar fotot bardhë e zi të jetës së Megan dhe princit Harry. Këto foto të shkëputura nga albumi i tyre privat janë quajtur “shpallje lufte” për pallatin mbretëror si edhe për qytetarët, ku disa prej tyre janë shprehur se traileri dukej si jeta e familjes Kardashian.
Kishte zhgënjim nga familja mbretërore edhe për faktin se traileri i dokumentarit që do të publikohet javën e ardhshme, përkoi me udhëtimin e William dhe Kate në SHBA, vizita e tyre e parë në vend që nga viti 2014.
Por, Harry e ka një përgjigje për këdo që mund të kishte komente të tilla.
“Askush nuk e sheh atë që po ndodh pas dyerve të mbyllura” mbi një foto bardh e zi të gruas së tij në një kolltuk, me sa duket duke qarë. Kjo ndërthuret me një foto të Princeshës së Uellsit që shikon m “Më duhej të bëja gjithçka që mundja për të mbrojtur familjen time”, shton ai, përpara se Meghan ta shihte duke fshirë lotët.
“Kur aksionet janë kaq të larta, a nuk ka më kuptim të dëgjojmë historinë tonë nga ne?”, thotë Meghan në klip.