Bota

Publikohet video e masakrës në Libi ku gjetën vdekjen mbi 40 studentë (VIDEO)

7 Janar 2020, 09:08| Përditesimi: 7 Janar 2020, 09:32

  • Share

Sulmi ajror në Libi i iniciuar nga marshalli Khalifa Haftar goditi një akademi ushtarake në Tripoli, duke vrarë më shumë se 40 studentë, kryesisht kadetë, dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Në reagimin e tij Haftar ka mohuar përgjegjësinë duke thënë se shpërthimi nga ndoshur si pasojë e një shpërthimi brenda ambienteve të akademisë.

Ndërkohë në Libi forcat e gjeneralit Khalifa Haftar hynë në qytetin bregdetar të Sirte, deri më tani në duart e Qeverisë së Fayez al-Serraj.

Përparimi i trupave përkon me ardhjen në Libi të grupit të parë të ushtarëve turq të dërguar nga Ankaraja me qëllim mbështetjen e qeverisë Serraj, e njohur nga Kombet e Bashkuara.


Lajmi kryesor:

Kaos në Libi, trupat e Haftarit pushtojnë Sirte, pezullohet misioni i BE (VIDEO)


/b.ha./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?