Forcat serbe të sigurisë akuzohen se përdorën një armë sonike ushtarake për t’i dhënë fund një mitingu të madh paqësor që u mbajt kundër korrupsionit fundjavën e kaluar në Serbi, 15 mars.
Qindra mijëra njerëz zbritën në kryeqytetin e Serbisë të shtunën për të protestuar për vdekjen e 15 personave nga shembja e një tende në një stacion hekurudhor më 1 nëntor të 2024-ës.
Demonstratat që filluan si përgjigje ndaj tragjedisë kanë tronditur pushtetin e Aleksander Vuçiç, administrata e të cilit akuzohet për korrupsion galopant.
Mbrëmjen e së shtunës protestues denoncuan përdorimin e armës sekrete, por Vuçiç i mohoi të gjitha këto pretendime duke u shprehur se ishte “histori e trilluar”, dhe se të tilla armë të tilla nuk janë përdorur
Por një video e dyshimtë që është shfaqur së fundmi në rrjetet sociale ku tregon mijëra protestues që qëndrojnë në heshtje, kur një tingull misterioz shpërtheu duke i detyruar ata që të shpërndahen me shpejtësi.
Ata që janë u ekspozuan ndaj armës përjetuan dhimbje të mprehta veshi, çorientim dhe panik, ndërkohë që ekspozimi i zgjatur mund të shkaktojë çarje të daulles së veshit dhe dëmtim të pakthyeshëm të dëgjimit, shkroi Telegraph.
Disa ekspertë sigurie kanë pretenduar se në protestë është përdorur një pajisje akustike me rreze të gjatë (LRAD) e prodhuar nga SHBA - një mjet i specializuar që lëshon zë, i aftë për të dhënë valë zanore me frekuencë të lartë në distanca të konsiderueshme.
Komente
