Julian Assange

Publikoi mijëra dokumente sekrete, krijuesi i 'Wikileaks' Julian Assange do ekstradohet në SHBA, kërkohet për spiunazh

10 Dhjetor 2021, 12:54| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 12:58

  • Share

Shtetet e Bashkuara e kanë fituar rastin në Gjykatën e Lartë të Londrës për ekstradimin e themeluesit të faqes “WikiLeaks”, Julian Assange, për t’u përballur me akuza kriminale, përfshirë shkeljen e një ligji të spiunazhit dhe komplotimin e hakimit të kompjuterëve qeveritarë.

Vendimi i sotëm i jep një “goditje” të madhe përpjekjeve të bashkëthemeluesit të Wikileaks për të parandaluar ekstradimin e tij në SHBA dhe për t’u përballur me akuzat që rëndojnë mbi to.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë australianin për 18 raste rreth publikimeve të një numri të madh të dokumenteve konfidenciale ushtarake dhe kabllove diplomatike, për të cilat thonë se e kanë rrezikuar jetën e njerëzve.

ShBA-ja kishte paraqitur ankesë kundër një vendimi të Gjykatës së Qarkut të Londrës më 4 janar, sipas të cilit Assange nuk duhet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, sepse ka gjasë që të kryejë vetëvrasje në një burg amerikan.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Makiwa71: 10/12/2021 18:28

    Ah more Julian çfarë i ke ba vetes.ke dashtë me u gudulis me gjeth fiku.

    Përgjigju
  • Turi: 10/12/2021 14:39

    Kush i nxjer te palarat Amerikes eshte spiun dhe kush ben te njejten gje per Rusine apo Kinen dhe denohet eshte vend diktator dmth bej si them une dhe mos bej si bej une

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?