Ushtarë ukrainas

Bota

Publikoi raportin që akuzon Ukrainën për rrezikimin e civilëve, Amnesty International kërkon falje

8 Gusht 2022, 08:01| Përditesimi: 8 Gusht 2022, 08:07

  • Share

Amnesty International kërkoi falje të dielën për "shqetësimin dhe zemërimin" e shkaktuar nga një raport që akuzonte Ukrainën për rrezikimin e jetës së e civilëve.

Ky raport  shkaktoi dorëheqjen e kryetares së zyrës së AI në Kiev, ndërsa reagime pati edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski.

Amnesty publikoi të enjten një raport ku thuhej se prania e trupave ukrainase në zonat e banuara ka sjellë rrezik për civilët gjatë pushtimit rus.

Kryetarja e Amnesty-së për Ukrainën, Oksana Pokalchuk, tha në Facebook të premten vonë se po jepte dorëheqjen pasi nuk ishte dakord me të dhënat e dala nga raporti.

Pokalchuk tha se Amnesty padashur "krijoi materiale që dukeshin si mbështetje për narrativat ruse të pushtimit. Në përpjekje për të mbrojtur civilët, ky studim u bë një mjet i propagandës ruse".

"Më dhemb ta pranoj, por ne nuk u pajtuam me Amnesty International. Kjo është arsyeja pse vendosa të largohem nga organizata."

I pyetur në lidhje me dorëheqjen e Pokalchuk, një zëdhënës i Amnesty citoi Agnes Callamard, sekretaren e përgjithshme të organizatës, duke thënë:

“Oksana ka qenë një anëtare e çmuar e stafit të Amnesty-së dhe ka udhëhequr zyrën e Amnesty International në Ukrainë për shtatë vjet me shumë suksese të rëndësishme në fushën e të drejtave të drejtat e njeriut”.

“Na vjen keq kur dëgjojmë se ajo po largohet nga organizata, por ne e respektojmë vendimin e saj dhe i urojmë mbarësi.”

E pyetur në lidhje me kritikat ndaj raportit të kësaj jave, Amnesty tha se ishte duke përgatitur një deklaratë të mëtejshme.

Zyrtarët ukrainas thonë se marrin çdo masë të mundshme për të evakuuar civilët nga zonat e vijës së parë.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?