Publikoi videon nga atentati ndaj prokurorit/Me Kushtetutën në dorë, Halit Valteri rreth 2 orë në SPAK: Nuk ma mbyllën gojën, por do flas pasi të mbyllen hetimet

19 Qershor 2020, 11:02| Përditesimi: 19 Qershor 2020, 15:24

  • Share

TIRANË-  Një ditë pasi publikoi një video nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka dhënë dëshminë e tij në SPAK për të gjitha informacionet që disponon lidhur me këtë ngjarje të 1 nëntorit 2019. Për rreth dy orë, Valteri i është përgjigjur pyetje të prokurorit Altin Dumani, e ndërsa në përfundim të dëshmisë, ai zgjodhi të jepte më shumë detaje.

A e dorëzoi video? A e dispononte më parë policia këtë video? Si kanë ecur hetimet?...këtyre pyetjeve Valteri nuk i dha një përgjigje, për shkak se ka firmosur një formular që ia ndalon të japë detaje deri në përfundim të hetimeve, Në të kundërtën, ndaj tij do të niste një procedim penal.

"Kam dhënë deponimin tim pranë prokurorit Altin Dumani, presim përfundimin e hetimeve. Nuk na e mbyllën gojën, por do të zbatojmë ligjin. Deklaratat që kam bërë në Kuvend dhe në media i qëndroj, nuk e di nëse do thërritem sërish në SPAK. Duhet të sqaroja të gjitha informacionet që kisha", tha Valteri.

Në Kuvend, Valteri tha se kishte bërë vetë kontrolle, kishte kërkuar në 3 biznese videon ku dukeshin qartë 2 autorët e dyshuar të atentatit, duke akuzuar policinë se nuk ka bërë me qëllim kontrolle për të zbardhur të vërtetën, por më pas në emisionin "Repolitix" tha se video kishte ardhur nga babai i Andi Malokut, Genci i cili e kishte kërkuar ndihmë personalisht për të vënë drejtësinë në vend.

Në këtë video janë filmuar momentet kur personat e dyshuar për atentatin mbi automjetin e prokurorit Arjan Ndoj, ndodhen te mbikalimi i Shkozetit, pasi kanë braktisur makinën në Shkafane dhe janë kapur nga kamerat e sigurisë teksa ecin disa metra në këmbë.

Personi i veshur në të zeza dhe kapele sipas prokurorisë është Redjan Rraja, ndërsa shoqëruesi i tij edhe pse është është i pamaskuar nuk është identifikuar ende nga prokuroria. Redian Rraja sipas prokurorëve është një person me precedentë të theksuar kriminalë, dhe janë 2 analiza të ADN që e lidhin me ngjarjen, njëra nga materiali gjenetik i gjetur në syzet në automjet dhe tjetri në kapuc.

Personi i dytë edhe pse e ka profilin gjenetik, nuk është identifikuar ende dhe për këtë Prokuroria thotë se ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e huaja. Është pikërisht kjo video që deputeti Halit Valteri e mori nga babai i shoferit të prokurorit Arjan Ndoji, i riu që mbeti i vrarë në atentat. Babai kërkon që Prokuroria të identifikojë personin e pamaskuar për të vënë në vend drejtësinë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/06/2020 00:31

    Ne U.S.A. kur FBI ka nje kriminel te mundshem te regjistruar ne video ,ne rastet kur e ka veshtire ta identifikoje ,pasi I ka ezauruar te gjitha aparaturat qe perdor I drejtohet per ndihme N.A.S.A.-s qe ka mjete qe I zmadhojne imazhet,qe zakonisht nuk deshifrohen me aparatura te tjera .Shpresoj qe Shqiperia te kete nje kontrate me N.A.S.A-n per raste te tilla.

    Përgjigju
  • Andi: 19/06/2020 16:40

    Deputet ky hahahhaha ky as ne stolin e rezervave nuk ishte.

    Përgjigju
  • Noku: 19/06/2020 11:52

    Bravo deputeti, i dha zë hallit të madh të një prindi, qe eshte edhe halli jone i madh me drejtesine e vonuar (ne rastin me te mire) dhe te mohuar (ne rastin e zakonshem).

    Përgjigju
  • Andia: 19/06/2020 11:41

    Hajde besoji ketij fare politikani qe genjen para te gjithe popullit “diten per diell”. Perdore dhe Kushtetuten per te na mbushu mendjen qe e njeh. Popull mos ju besoni ketyre lloj politikaneve.

    Përgjigju
  • Tasimi: 19/06/2020 11:38

    Po normal qe do mbrohen kriminelet jemi ne shqiperi ketu ligjin kriminelat e bejn shtet leshi as ka per tu bo nai her

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?