Bota

Publikojnë artikuj duke cituar një 'biolog inekzistent zvicerian'! Ambasada në Pekin u kërkon mediave të heqin lajmet e rreme

11 Gusht 2021, 11:22| Përditesimi: 11 Gusht 2021, 11:26

  • Share

Ambasada zvicerane në Kinë u ka kërkuar mediave kineze të heqin të gjithë artikujt dhe postimet të cilat sipas tyre përmbajnë lajme "të rreme".

Në një postim në Twitter, ambasada tha se një biolog zviceran i cili ishte cituar në mediat kineze ditët e fundit ka të ngjarë të mos ekzistonte.

Mediat shtetërore ishin ndër ato që botuan artikuj me komente nga "Wilson Edwards" mbi origjinën e Covid-19 dhe pavarësinë e dyshimtë sipas tij të OBSH-së në hetimet për origjinën e COVID.

"Ne vlerësojmë të vërtetën në vendin tonë, Ambasada e Zvicrës për fat të keq duhet të informojë publikun kinez se ky lajm është i rremë," tha ambasada zvicerane në një deklaratë.

CGTN, Shanghai Daily dhe Global Times kishin cituar të ashtuquajturin biolog bazuar në profilin e tij në Facebook. Sidoqoftë, ambasada zvicerane tha se profili në Facebook ishte hapur dy javë më parë dhe kishte vetëm tre miq.

"Ka të ngjarë që ky profil në Facebook nuk është hapur për qëllime të rrjeteve sociale," shtoi ambasada zvicerane.

Misioni tha se nuk kishte asnjë qytetar zvicerian me emrin "Wilson Edwards" dhe nuk ka asnjë artikull akademik nën emrin e tij.

Platforma digjitale e Shanghai Daily Shine kishte deklaruar: "Një biolog evropian ka nxjerrë në pah një pretendim befasues se një grup këshillues i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) për hetimin e origjinës së COVID-19, do të bëhej një "mjet politik".

Ai shtoi se biologu ishte i shqetësuar për "pavarësinë e OBSH" dhe e citon atë "SHBA janë aq të fiksuara pas sulmit ndaj Kinës në çështjen e origjinës së virusit, saqë ngurron të hapë sytë ndaj të dhënave dhe fakteve".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?