Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar foto nga dita e djeshme, nga takimet e PS dhe PD për hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare më 25 prillit.
Rama përmes postimit në rrjetin e tij social Facebook, i ka vënë theksin diferencës mes tyre duke i konsideruar 2 botë të ndryshme.
Kjo pasi në takimin e hapjes së fushatës së PD-së është shkelur haptazi çdo masë anti-COVID, ndërsa në atë të PS-së është ruajtur distancimi social dhe të pranishmit kishin të vendosur maskën mbrojtëse.
Kryeministri ka publikuar gjithashtu edhe krahasimin e numrit të qytetarëve të cilët e kanë ndjekur “live” përmes rrjeteve sociale çeljen e dy fushatave.