Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga fushat piktoreske të Malësisë së Madhe, të cilat janë shëmbëlltyrë frymëzuese e Shqipërisë që duam.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkruan se falë punës së palodhur e mbështetjes së merituar financiare edhe nga qeveria shqiptare, përmes AZHBR dhe programit të ndihmës evropiane për bujqësinë, këto fusha mund të bëhen prodhuesit kryesor të bimëve medicinale në rajon.
Videon e publikuar në të cilën paraqiten qindra hektarë toke nga fushat e Malësisë së Madhe, kryeministri e ka shoqëruar edhe me këngën "It's a beautiful day" (Është një ditë e bukur) nga Michael Buble.