'Puçi' i Kajmakut ditën e shkarkimit, gjykata i pezullon ish-shefin e kabinetit që komandoi në krye të bashkisë së Vorës

6 Shkurt 2020, 14:43| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 15:00

  • Share

TIRANE-Gjykata Administrative ka vendosur ditën e djeshme që të pezullojë nga detyra n/kryetarin e bashkisë së Vorës, Gentian Picari. Por si rrodhën ngjarjet dhe pse u pezullua? Agim Kajmaku kishte punuar me dy nënkryetarë Hekuran Brahimaj dhe Laureta Omeri deri ditën që KQZ-ja e shkarkoi nga detyra.

Por në të njëjtën ditë, që KQZ e shkarkoi, Kajmaku vendosi që të shkarkonte dy n/kryetarët Brahimaj dhe Omeri duke emëruar në atë post shefin e tij të kabinetit Gentian Picari dhe si rrjedhojë ai u komandua në drejtimin e bashkisë së Vorës. 

Por Brahimaj dhe Omeri bënë padi për shkarkimin dhe emërimin e Picarit dhe gjykata vendosi që të pezullonte ish-shefin e kabinetit të Kajmakut duke e lënë këtë bashki tashmë jo vetëm pa kryetar, por edhe pa n/kryetar të komanduar.

Pas vendimit të gjyqtarit Erarbër Madhi ditën e djeshme, mbetet për t'u parë kush do të marrë kompetencat e drejtimit në këtë bashki. Kujtojmë se pas denoncimit të PD-së, Kajmaku u zbulua se prekej nga ligji i dekriminalizimit dhe u akuza për falsifikim për shkarkimet ditën që u mor vendimi nga KQ-ja duke u shpallur në kërkim.

Komento

Komente

  • Laoreta Omeri: 07/02/2020 10:47

    Te henksha veshet o Kajmak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?