Përbërësit
1 pako vanilje
500 ml qumësht
2 banane
70 gram biskota (pa yndyrë)
Gjysëm kutie qumësht i kondensuar
50 gram pana
50 gram çokollatë e zezë
Përgatitja
Ngrohim qumështin dhe shkrijmë pudingun me pak qumësht dhe e trazojmë deri sat ë marrë valë. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë në tenxhere gjysmën e qumështit të kondesuar.
Ndërkohë copëtojmë biskotat në copëza dhe i ndajmë ato nëpër tasat ku do ti servirim duke shtuar në to pak pudding të ngrohtë.
Presim bananet në feta ose copëza dhe i trazojmë me pudingun që kemi në tenxhere. Më pas mbushim kupat dhe i lëmë të ftohen pak deri sa të rrahim panën me mikser.
Vendosim nga një lugë pana mbiçdo tas pudingu ( Ose e zbukurojmë me forma me një xhep pastiçerie)
Grijmë çokollatën hollë me thikëdhe në fund dekorojmë tasat me panë dhe çokollatë.