Receta

Puding me qumësht nga zonja Albana / Ja sekreti i shijes perfekte dhe delikate

3 Mars, 11:09| Përditesimi: 3 Mars, 11:11

  • Share

Puding me qumësht

Përbërësit:

  • 500 ml qumësht
  • 4 lgj sheqer
  • 2 lgj niseshte misri ose miell orizi
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 1 lugë gjalpë
  • Pak kanellë ose çokollatë të grirë për servirje

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim qumështin, shtojmë sheqerin dhe niseshten duke i përzier mirë që të mos krijohen kokrriza. E vendosim në zjarr mesatar dhe e përziejmë vazhdimisht derisa masa të trashet (rreth 7-10 minuta). Në fund shtojmë vaniljen dhe gjalpin, e përziejmë mirë dhe e largojmë nga zjarri. Hedhim pudingun në tasa ose gota të vogla dhe e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti. E spërkatim me pak kanellë ose çokollatë të grirë sipas dëshirës dhe e vendosim në frigorifer për 1-2 orë të mpikset.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?