Pufka me qumësht pluhur të sherbetosura
Përbërësit:
- 4 filxhanë qumësht pluhur
- 2 lç pluhur pjekës
- 3 vezë
Për sherbetin:
- 1 gotë sheqer
- 1 e 1/2 gotë ujë
- 5-6 gozhdë karafili
- 2 gjethe barbarose
- Lëngu i 1 limoni
Përgatitja:
Bëjmë gati sherbetin duke vendosur në zjarr ujin me sheqerin dhe karafilat. Pasi ka marrë valë shtojmë lëngun e limonit dhe gjethe barbarose. E lëmë sherbetin të ftohet dhe ndërkohë përgatisim pufkat. Rrahim vezët e temperaturës së ambjentit dhe sapo të fillojmë të shkumëzojnë shtojmë qumështin pluhur. Kur masa të bëhet pak si ngjitëse shtojmë pluhurin pjekës. Shtrojmë një letër pjekje në tavë dhe hedhim lugë-lugë të barazlarguara nga njëra-tjetra pufkat. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta. Sapo t'i nxjerrim pufkat nga furra i vendosim të nxehta në sherbet duke i lenë të qëndrojnë 2-3 minuta.
Komente
