Pukë, bashkëfshatarët pinë alkool në lokal, përfundojnë duke u përleshur me thikë

17 Nëntor 2020, 11:51| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 11:52

  • Share

PUKË – Një 35-vjeçar u arrestua nga Policia e Pukës pasi tentoi të vriste me thikë bashkëfshatarin e tij në Iballë në gjendje të dehur. Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, 35-vjeçari me inicialet J.GJ, me datë 15 nëntor ka tentuar të vrasë 37-vjeçarin me inicialet A.Z, të dy banues në Iballë teksa ndodheshin në lokal duke konsumuar alkool.

Policia thotë se pasi kanë dalë nga lokali ata janë konflikuar duke përfunduar në plagosje me thikë. I dëmtuari ndodhet në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën, njofton policia.

Blutë e Shkodrës, thonë se 35-vjeçari do të hetohet për veprat penale  “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?