Foto ilustruese

Kronikë

Pukë/ Dhunoi fizikisht dhe tentoi të abuzonte seksualisht me 74-vjeçaren, arrestohet 38-vjeçari me precedentë! (EMRI)

8 Dhjetor 2024, 12:40| Përditesimi: 8 Dhjetor 2024, 13:02

  • Share

Pukë- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Pukë.

Policia njoftoi sot (8 Dhjetor) se ka arrestuar një 38-vjeçar të dyshuar se pasi ka dhunuar fizikisht, tentoi të përdhunonte një grua të moshuar.

Burime zyrtare bënë me dije se u ndalua 38 vjeçari Fatmir Shyti, person me precedent të mëparshëm kriminalë, për veprat penale “dhuna në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“Ndalimi i tij u bë  pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare”, tha policia vendore, pa dhënë detaje shtesë për lidhjet mes autorit dhe të dëmtuarës dhe rrethanat.

Arrestimi u krye nga policia e Pukës ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Shkodrës, për veprat penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, e mbetur në tentativë”.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?