Kronikë

Pukë/ Dy turistet holandeze humbin rrugën në malet mbi liqenin e Komanit, Policia i shpëton! Njëra ishte dëmtuar (VIDEO)

2 Gusht, 20:19| Përditesimi: 2 Gusht, 22:29

  • Share

Pukë- Dy turiste holandeze që po eksploronin malet rreth bigjeve të liqenit të Komanit, në zonën e Pukës, kanë humbur orientimin, ku njëra prej tyre mbeti edhe e lënduar.

Turistet e huaja kanë humbur kontaktin në zonën e “Majës së Murgës”, territor i Pukës, duke kërkuar ndihmën e policisë. Gjithashtu raportuan se ishin lënduar aksidentalisht gjatë aktivitetit të hiking që bënin në zonën malore.

Në ndihmë të turisteve janë nisur efektivët e Policisë, zjarrfikësit e Pukës dhe një mjet ambulancë, që pas kërkimeve dhe ndërhyrjes në zonën malore, arritën t'i lokalizonin dhe shpëtonin dy turistet holandeze. Njëra prej tyre, K.D., kishte marrë plagë të lehta aksidentalisht, pasi ishte rrezuar gjatë ecjes në mal.

Njoftimi i Policisë së Pukës:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë iu shkuan në ndihmë 2 turisteve nga Hollanda, të cilat kishin humbur rrugën dhe nuk po orientoheshin dot.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet që kishin humbur orientimin. Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, është bërë e mundur gjetja e turisteve hollandeze, ku shtetasja K. D. kishte pësuar disa dëmtime të lehta, pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal.

Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?