Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pukës, ku një i ri ka rrezikuar të shkrumbojë të gjithë banesën. Sipas burimeve zyrtare, 20-vjeçari me inicialet A.A. dyshohet se i ka vënë qëllimisht flakën shtëpisë së tij, duke djegur orenditë dhe mobiliet.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë në qytetin e Pukës, ku falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës është bërë e mundur shuarja e flakëve dhe shmangia e përhapjes së zjarrit në të gjithë godinën. Zjarri shkaktoi dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Policia ka arrestuar 20-vjeçarin dhe ka nisur hetimet për të zbardhur motivet që e çuan në këtë veprim të rrezikshëm. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me probleme të shëndetit mendor apo ndonjë konflikt të mëparshëm.
Komente
