Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Pukë, kërcënohet roja me armë, tentohet të grabitet miniera e Munellës

10 Shtator 2018, 08:26| Përditesimi: 10 Shtator 2018, 08:31

  • Share

PUKË-Dy persona të armatosur kanë tentuar një grabitje në minierën e Munellës. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa sipas të dhënave të para, autorët kanë kërcënuar rojën e minierës me armë zjarri me qëllim marrjen e kabllove të ndryshëm, por nuk kanë arritur që të marrin gjë, pasi hasën në rezistencë.

Pas njoftimit, policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të marrë dëshmitë e rojës dhe personave të tjerë që kanë qenë në minierë në momentin ku u tentua grabitja me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?