Arrestimi i 29 vjeçarit në Pukë

Kronikë

Pukë/ Kishte kultivuar kanabis në fshatin Gojan i Vogël, arrestohet 29 vjeçari

28 Qershor 2024, 15:34| Përditesimi: 9 Nëntor 2024, 22:23

  • Share

PUKË - Një 29 vjeçar është arrestuar në Pukë, në fshatin Gojan i vogël, pasi ka kultivuar 183 bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan nga policia. N.N., banues në Gojanin e Vogël u kap falë operacionit 'Territor i pastër'.

Ndërkohë puna e policisë po vijon për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në kultivimin e kanabisit. 

'Nga kontrollet intensive të territorit, gjenden në fshatin Gojan i Vogël dhe asgjësohen, 183 bimë cannabisi.  

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i kultivimit të këtyre bimëve narkotike. 

Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentua dhe u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gojan i Vogël, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën dhe asgjësuan 183 bimë cannabisi.

Si rezultat i hetimeve dhe i veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi N. N., 29 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël.  

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 

Megaoperacini “Territor i pastër” vijon.', njofton policia.

 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?