Pukë/ Përndiqte prej një muaji 17- vjeçaren, arrestohet 47- vjeçari

15 Tetor, 15:35| Përditesimi: 15 Tetor, 16:04

  • Share

Një 47- vjeçar më inicialet Z.P është arrestuar nga policia e Pukës ditën e sotme, pasi prej një muaji përndiqte në rrugë dhe në rrjetet sociale, një 17 vjeçare.

Sipas policisë, ka qenë 17- vjecarja që ka kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës, se përndiqej nga 1 shtetas.

Për 47- vjeçarin, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Përndjekja”, ndeërsa rezulton që ai është precedent për të njëjtin krim.

“Menjëherë pasi një shtetase 17 vjeçe ka kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës, se përndiqej nga 1 shtetas, prej rreth 1 muaji, në rrugë dhe në rrjete sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe arrestimin e autorit. Si rezultat, për këtë rast u vu në pranga shtetasi Z. P., 47 vjeç, banues në Pukë, për të cilin Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Përndjekja”. Nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se 47-vjeçari ishte shtetas me precedent për të njëjtin krim”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?