Pukë, shkrumbohet një banesë në fshatin Mesul, familja me 5 anëtarë mbetet në qiell të hapur

21 Shtator, 15:25| Përditesimi: 22 Shtator, 19:29

  • Share

Një banesë u përfshi nga flakët mesditën e të shtunës në fshatin Mesul të Pukës. Banesa e shtetasit Ardian Geci, mësohet se u përfshi menjëherë nga flakët. Familjarët janë gjendur në mënyrë të beftë para tymit dhe flakëve të pamundur për të parandaluar diçka.

‘Një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur në këtë fshat, në banesën e zotit Ardjan Geci, banesë e cila është djegur plotësisht, siç shihet edhe nga pamjet. Menjëherë me të marrë njoftimin, strukturat përkatëse të shërbimit zjarrfikës por edhe të bashkisë u angazhuan menjëherë, së bashku me ndihmën dhe kontributin e banorëve për tju ardhur në ndihmë. Fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz’, shprehet Ferit Ringaj, nënkryetari i bashkisë Pukë.

Shërbimi zjarrfikës i cili u përhap shumë shpejt e kishte të pamundur ndërhyrjen për shkak të mungesës të rrugës automobilistike.

‘Kemi qenë duke ngrënë bukë, edhe vetëm kur kam parë zjarrin duke rënë në tavan sipër. Kam marrë mamin, nënën e dajës që e kam pasur këtu. Kemi dalë direkt jashtë dhe i kemi thirrur komshinjve, njerëzve që i kemi pasur afër. Na janë djegur çfarë kemi pasur në shtëpi, me lekë, me të gjitha, me televizor, me lavatriçe, me frigorifer, me dush, me çfarë kemi pasur brenda’, thotë djali i shtëpisë, Geraldo Geci.

Pranë banesës që u përfshi në flakë mbërritën dhe përfaqësues te bashkisë se Pukës, të cilët apeluan për ndihmë ndaj familjes Geci e cila ka mbetur nën qiell të hapur.

Shkak për shkëndijë elektrike që përfshiu në flakë të gjithë banesën paraprakisht dyshohet të jetë bërë energjia elektrike, kjo nisur dhe nga drejtimi që u përhapen flakët.

‘Vetëm për rastin që ndodhi është dhimbje e madhe për të gjithë fshatarët. E dyta, i kërkoj kryetarit të bashkisë të shkoj ta shohi, 3 milion lekë bordurat që janë shkarku tani e 6 muaj e nuk e kanë lënë me hap rrugën. Për një rrugë makine është bërë kjo krejt. Edhe sikur 100 milion me i dhanë atij ai nuk e bënte me e pru tek shtëpia. Është rasti i parë që po fol një mikrofon, 76 vjeç jam pensionist. Të vërë dorë, se janë të gjitha mundësitë me shku rruga në çdo fshat’, shprehet banori i zonës Kol Kola.

Si pasojë e zjarrit nga banesa e familjes keci në fshatin e thellë malor nuk ka mbetur asgjë, ndërkohë që familja pesë anëtaresh mbeti nën qiell të hapur pa shpresë për një zgjidhje të shpejtë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/09/2024 03:35

    Dhe kerkon Rama te vendose inshurence me detyrim per termetet qe ndodhin nje here ne hene! Aty s'ka dite qe dikush te mos i digjet shtepia nga shkendijat elektrike e forca e korrentit,apo nga shperthimet e bombolave te gazit,kurse keta duan te detyrojne ins.termetesh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?