Pula me qull sipas traditës dibrane nga zonja Albana

12 Prill 2022, 13:14| Përditesimi: 12 Prill 2022, 13:15

  • Share

Pulë me qull

Përbërësit:

1 pulë

1-2 gota miell misri

1 lgj gjalpë

1 lgj vaj ulliri

1.5 litër ujë

Kripë, piper i kuq

Përgatitja:

Në një tigan me pak gjalpë kaurdisim pjesët e pulës. Më pas shtojmë ujë dhe e lemë pulën të ziejë.

Në një tigan hedhim miellin e misrit dhe shtojmë gradualisht buljonin e përftuar nga zierja e pulës. E trazojmë mirë që mielli të mos kokrrizohet, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe këtë masë e kalojmë në një tavë. Vendosim pjesët e pulës dhe e spërkasim sipërfaqen me piper të kuq. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?