Pulë e aromatizuar me patate dhe perime në furrë nga zonja Albana

23 Mars 2023, 12:16| Përditesimi: 23 Mars 2023, 12:18

  • Share

Mish pule me patate dhe perime

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 5-6 patate
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 kungull
  • 1 patëllxhan
  • 1 tufë majdanoz
  • 3-4 lgj vaj ulliri
  • Spec i kuq pluhur
  • Kripë, piper
  • Rigon, trumzë
  • Rozmarinë
  • Limon

Përgatitja:

Fillimisht marinojmë pulën mirë më vaj ulliri, kripë dhe erëza sipas dëshirës. Pulën e vendosim në frigorifer dhe e lemë për rreth 1 orë që të marinohet sa më mirë.

Ndërkohë presim të gjitha perimet në kubikë dhe i vendosim në një tavë ku i marinojme me kripë, piper, rigon, trumzë, rozmarinë. Shtojmë pak vaj ulliri dhe rreth 1 gotë ujë. Në qendër të tavës vendosim pulën dhe e lemë të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?