Pulë e mbushur /Sekretet e marinimit dhe mbushjes perfekte të pulës nga zonja Albana

14 Prill 2023, 11:48| Përditesimi: 14 Prill 2023, 11:50

  • Share

Pulë e mbushur

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • Gjalpë / Vaj ulliri
  • Kripë, piper, timio

Për mbushjen:

  • 3 lgj gjalpë
  • 250 gr mish i grirë
  • 1 qepë e thatë
  • 100 gr mëlçi pule
  • 1 fk oriz
  • 1 fk rrush i thatë
  • 1 fk arra
  • 5 kumbulla të thata
  • 5 mollë
  • 2 lgj konjak
  • Lëng portokalli
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pasi pastrojmë pulën e marinojmë me gjalpin dhe vajin që kemi përzjerë me kripë timio dhe piper.

Në një tigan kaurdisim mishin e grirë dhe mëlçitë. I kaurdisim mirë dhe më pas shtojmë qepën e grirë hollë, orizin dhe më pas mollët e prera në kubikë të vegjël. E shuajmë mbushjen me pak konjak duke shtuar më pas frutat e thata. Pasi ka zbërthyer kokrra e orizit shtojmë lëngun e portokallit.

E lemë të ftohet pak dhe më pas bëjmë mbushjen e pulës me lugë. E lidhim me spango pulën. E vendosim në furrë në 200 gradë për 1 orë të mbuluar me letër alumini. Më pas largojmë letrën dhe e lemë të piqet për 30 minuta. Nëse dëshirojmë mund t’i mbushim mollët me mbushjen e pulës, pasi kemi larguar pjesën e brendshme të tyre dhe i kalojmë në tavë së bashku me pulën.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?