Pulë e pjekur me salcë mustarde, patate dhe perime nga zonja Albana

8 Qershor 2023, 12:39| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 12:41

  • Share

Pulë e pjekur me salcë mustarde dhe perime

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 2 lgj mustardë
  • 2 lgj pekmez
  • 1 limon jeshil (lime)
  • 3 thelpinj hudhër
  • 6-7 patate
  • 3-4 speca me ngjyra të ndryshme
  • 5-6 domate të vogla
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 finok
  • 3-4 kërpudha
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim të gjitha perimet në copa të mëdha, i marinojmë me kripë dhe piper dhe i vendosim në një tavë. Në blender vendosim erëzat së bashku me hudhrat,  mustardën, pekmezin dhe lëngun e limonit. Me salcën e krijuar masazhojmë pulën, lidhim këmbët me një spango dhe e vendosim pulën në qendër të tavës me perime. Furrën e kemi ngrohur paraprakisht dhe e vendosim tavën të piqet për rreth 1 orë në temperaturën 200 gradë Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?