Pulë e pjekur në qumësht
Përbërësit:
- 1 pulë
- 400 ml qumësht
- 2 lgj gjalpë
- Kripë, piper
- Nenexhik
Përgatitja:
Pasi pastrojmë mirë pulën në ujë të bollshëm e presim në racione. E marinojmë mirë me kripë, piper dhe nenexhik. Vendosim mishin e pulës në një tavë. Sipër mishit vendosim copëza gjalpi dhe më pas hedhim qumështin. E vendosim tavën në furrë për 2 orë në temperaturën 150 gradë Celsius derisa të marrë ngjyrë. Këtë gatim sipas dëshirës mund ta shoqërojmë me salcë dhe djathëra të ndryshëm.
Komento