Pulë e tiganisur me domate dhe patate nga zonja Albana

9 Nëntor 2023, 13:00| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 13:02

  • Share

Pulë e tiganisur me domate

Përbërësit:

  • 1 pulë e vogël
  • 1 lgj miell
  • 2-3 domate
  • 1 filxhan kafeje verë
  • 50 gr gjalpë
  • Kripë, piper i zi,
  • Majdanoz i grirë hollē
  • Patate të vogla sipas dëshirës

Përgatitja:

Ndajmë pulën në racione, e spërkasim mirë me miell dhe e kalojmë në tigan me pak gjalpë duke e skuqur nga të gjitha anët. Pasi mishi i pulës merr pak ngjyrë shtojmë domatet e prera në kubikë të vegjël. I kaurdisim për pak minuta, i shuajmë me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli rregullojmë shijen me kripë, piper të zi duke hedhur dhe pak ujë. Vendosim kapakun dhe e lëmë të gatuhet për 10-15 minuta. sipas dëshirës mund të shtojmë dhe disa patate të vogla ose mund t’i ziejmë paraprakisht dhe t’i tiganisim me pak gjalpë. Pasi pula me domate të jetë gati e shërbejmë të ngrohtë së bashku me patatet spërkatur me majdanoz.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?