Pulë frikase me kërpudha
Përbërësit:
- 600 gr mish pule
- 300 gr kërpudha të freskëta
- 1 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 100 ml qumësht
- 200 ml lëng pule
- 1 lugë gjelle miell
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Trumzë ose majdanoz për aromë
Përgatitja:
Në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Skuqim mishin e pulës derisa të marrë një ngjyrë të artë nga të dyja anët. E heqim dhe e lëmë mënjanë. Në të njëjtin tigan kaurdisim qepën dhe hudhrën. Shtojmë kërpudhat dhe i lëmë të skuqen dhe sapo të avullojë uji që lëshojnë, shtojmë miellin dhe e përziejmë mirë për disa minuta. Më pas hedhim lëngun e pulës dhe e përziejmë mirë që të mos krijohen kokrriza. Më pas shtojmë qumështin dhe e lëmë të ziejë ngadalë. Vendosim mishin e pulës përsëri në tigan dhe e lëmë të ziejë për 15-20 minuta derisa mishi të jetë i butë dhe salca të trashet. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe trumzë ose majdanoz.
Komente
