Pulë kremoze me kërpudha
Përbërësit:
600 gr fileto pule
Vaj ulliri
2 thelpi hudhër
200 gr pure domate
1/2 lugë kafe kurkuma
Kripë dhe piper i zi
300 gr kërpudha
1/2 gotë vere të bardhë
Majdanoz
Përgatitja:
Në një tigan, hedhim pak vaj dhe dy thelpinj hudhra. Në momentin që hudhrat fillojnë të cingërojnë, hedhim purenë e domates. Ulim temperaturën dhe e lëmë të valojë për pak minuta. Shtojmë një gotë kos e trazojmë dhe e lëmë në vlim. Shtojmë kripë dhe kurkuma.
Ndërkohë në një tigan tjetër me 2 lugë gjelle vaj ulliri, hedhim filetot e pulës, të cilat i kemi prerë në shirita të hollë. Kaurdisim derisa mishi të zverdhet, shtojmë kripë, kërpudhat të prera në feta të holla dhe i kaurdisim së bashku me mishin. I shuajmë me verë dhe i lëmë pak sa të avullojë alkooli dhe më pas i shtojmë në tiganin me salcë, i trazojmë dhe i lëmë të marrin shijen e njëra tjetrës për 10 minuta. Shtojmë dhe pak piper e majdanoz dhe janë gati për tu shërbyer.
Pulë kremoze me kërpudha nga Zonja Vjollca
Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Vjollca. Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 08 : 45 – 10 : 00.
Redaksia