Pulë me domate dhe ullinj
Përbërësit:
600 gr mish pule me kockë
pak vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
1 spec pikant
250 gr domate qershi
1 filxhan çaji ullinj
1 lugë gjelle koper
1/2 gotë verë të kuqe
2 gjethe dafinë
kripë dhe piper të zi
1 filxhan çaji ujë të nxehtë
Përgatitja:
Në një tigan ngrohim vajin dhe aromatizojmë atë me 2 thelpinj hudhër dhe 1 spec pikant të prerë në unaza I kaurdisim për 1 minutë. Vendosim copat e bukës ( mund dhe ti pudrosim me pak miell ) dhe I kaurdisim ato sat ë zverdhen nga të gjitha anët. Shtojmë domatet, ullinjtë, koper, verë, ujë të nxehtë e lëmë të ziejë për 25-30 minuta dhe e shërbejmë me bukë te thekur pse jo dhe me 1 kupë oriz.