Pulë me kos dhe hudhra nga zonja Albana

31 Maj 2023, 11:39| Përditesimi: 31 Maj 2023, 11:41

  • Share

Pulë me kos dhe hudhra

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 300 ml kos
  • 5-6 thelpinj hudhra
  • 1 lgj uthull molle
  • 1 tufë qepë të njoma
  • 3-4 hudhra të njoma
  • 1 lgj gjalpë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Bimë aromatike sipas dëshirës

Përgatitja:

Pasi pulën e kemi larë dhe ndarë në racione e spërkasim me kripë dhe piper. Tek kosi shtojmë pak kripë dhe marinojmë racionet e pulës. Lyejmë një tavë me vaj ulliri, vendosim racionet e pulës, dhe tek pjesa e mbetur e kosit shtojmë qepët e njoma dhe hudhrat e njoma të grira imët duke e zbutur dhe me pak vaj ulliri. Këtë masë e shtojmë sipër mishit të pulës. E vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë për 45 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?