Pulë me lëng limoni
Përbërësit:
- 1 pule ose pjesë pule
- 50 ml vaj ulliri
- 1 limon (lëngu)
- 1 lgj niseshte
- Kripë, piper i zi
- Lëkurë e grirë limoni
Përgatitja:
Presim pulën në racione dhe e kaurdisim në një tigan me yndyrë duke shtuar pak kripë dhe piper. E lëmë derisa të zbutet mirë, të ketë kaluar në sotarizim (skuqje-zierje). Më pas shtojmë ujë dhe e lëmë pulën të ziejë. Tresim niseshten në lëngun e limonit dhe e shtojmë tek pula. Vendosim dhe pak lëkurë limoni të grirë imët dhe e lëmë derisa mishi të shkëputet nga kocka dhe më pas e kalojmë në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.
Komento
Komente
