Pulë me oriz në furrë
Përbërësit:
- 1 pulë
- 1 kg oriz
- 1 qepë
- 2-3 lgj gjalpë
- 1 tufë koper
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pulën e pastruar e vendosim të ziejë në ujë të bollshëm. Ndërkohë qepën e grirë imët e kaurdisim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë të artë. Më pas shtojmë orizin dhe e skuqim pak. Kur pula të jetë gati, e presim në copa ose e lëmë të plotë. Në një tavë të madhe hedhim orizin, lëngun e pulës (rreth 2 litra), kripë, piper. Vendosim pulën, sipas dëshirës mund të shtojmë pak koper të grirë dhe e pjekim në maksimumin e temperaturës.
Komento