Pulë me oriz në furrë nga zonja Albana

22 Nëntor, 11:36| Përditesimi: 22 Nëntor, 11:38

  • Share

Pulë me oriz në furrë

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 1 kg oriz
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 2-3 lgj gjalpë
  • 1 tufë koper
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pulën e pastruar e vendosim të ziejë në ujë të bollshëm. Ndërkohë qepën e grirë imët e kaurdisim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë të artë. Më pas shtojmë karrotën e grirë dhe orizin dhe e skuqim pak. Kur pula të jetë gati, e presim në copa ose e lëmë të plotë. Në një tavë të madhe hedhim orizin, lëngun e pulës (rreth 2 litra), kripë, piper. Vendosim pulën, sipas dëshirës mund të shtojmë pak koper të grirë dhe e pjekim në maksimumin e temperaturës. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?